Plani B i Realit nëse dështon për Haaland

Plani B i Realit nëse dështon për Haaland

Obsesioni  për të blerë Erling Haaland bëhet edhe më i madh për Real Madridin me kalimin e kohëve . Drejtuesit e ‘’ Los Merengues ‘’ jane koshientë se për ta larguar shtatlartin nga ‘’ Signal Iduna Park ‘’ do ti duhet shumë punë në vazhdim pa lënë në harresë mposhtjen e konkurrentëve të ashpër të tij , fakt i cili ka shkaktuar zgjerimin e dëshirave  .

Spanjollët  parapëlqejnë ta kenë asin nën mëngë për të përballuar çdo lloj situate në të ardhmen me profesionalizmin e duhur dhe kanë  deklaruar emrin e lojtarit të preferuar  nëse 20 vjecari nuk zbarkon në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ .  Evolucioni i Romelu Lukakut po e tërheq shumë vëmëndjen e  Zinedine Zidane-s sepse golat e tij lënë mjaftueshëm për të kuptuar .

Sipas ‘’ El Desmarque ‘’ rendimenti i belgut mbetet elementi kryesor për kryeqytetasit për të nisur ofensivën për 27 vjeçarin .  Largimi nga ‘’ Old Trafford ‘’ në merkaton verore të 2019-tës i ka sjellë shumë benefite sulmuesit nga Amberes sepse me transferimin në ‘’ Giuseppe Meazza ‘’ ka shpërthyer dhe është konvertuar në ndër më të mirët e arenës europiane  duke bërë me të drejtë që interesi i gjigandëve të kontinentit të vjetër për shërbimet e tij të zgjerohet me kalimin e kohës.

26 golat e shënuar dhe  6 asistet e dhëna në 35 ndeshjet e zhvilluara nën drejtimin e Antonio Contes e shëndërrojnë progresin e Romelu Lukakut në të pandalshëm  dhe një kalim i mundshëm tek Real Madridi do të konceptohej si një garanci për sulmin kryeqytetas duke patur parasysh se 33 vitet mbi supe të Karim Benzemas nuk i garantojnë edhe për shumë kohë efektivitetin në repartin e avancuar kësaj skuadre.

Forca fizike dhe nuhatja e ishit të Chelseat do t’ia   shtonte kreditet 34  herë kampionëve të Primera Division për të pasuruar në mënyrë konstante statistikat por  janë të ndergegjshëm se duhet të derdhin shumën  e konsiderueshme prej 130 milionë eurosh për ta larguar nga Milano , e cila me siguri do të analizohet në mënyrë të detajuar nga krerët e klubit me në krye manjatin spanjoll Florentino Perez që e ka treguar ndër vite se është i gatshëm të bëjë çdo çmenduri për ti ardhur në ndihmë skuadrës së zemrës në rrugën drejt fitimit të trofeve . Ashtu siç është deklaruar  kohë më përpara rindërtimi i Real Madridit e ka objektivin e qartë i cili ka të bejë me rikthimin në kohët e suksesit , koncept që lidhet automatikisht me ADN e kësaj skuadre .

 

              

 

                    

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy