
Portieri Yassine Bono prej sezonesh konsiderohet një ndër më të mirët në qarkullim, fakt që e demostroi edhe në Botërorin e Katarit.
Gardiani i Sevillas tashmë është bërë pjesë e planeve të Milanit , Romës, Leedsit dhe West Hamit .
Kuqezinjtë do të zhvillojnë një supersfidë me ‘’ Verdhekuqtë ‘’ pa anashkaluar edhe interesin e anglezëve për 31 vjeçarin.
Kontrata e marokenit me Sevillan skadon në 30 qershorin e 2024-tës dhe prej kohësh andaluzët po e analizojnë shitjen e mundshme të Yassine Bonos për të evituar largimin nga ‘’ Sanchez Pizjuan me parametër zero.
Ishi i Gironës prej katër vitesh aktivizohet me spanjollët , të cilat përmblidhen në 126 sfida , 115 gola të pësuar dhe në 55 të tjera e ka mbajtur portën të paprekur.
Në këtë fazë të karrierës sigurisht interesi sidomos i Milanit dhe kryeqytetasve tregon një vlerësim për këtë portier , i cili arriti një sukses historik me Marokun duke shkuar deri në gjysëmfinale dhe gjithashtu rezultoi determinant në fazën me eleminim direkt në të cilën afrikanët eleminuan Spanjën me penallti.



