
Largimet e Andreas Christensen dhe Antonio Rudiger i kanë detyruar drejtuesit e Chelseat të përshpejtojnë aksionet në funksion të gjetjes së zëvëndësuesve .
Situata e ‘’ Bluve të Londrës ‘’ nuk do të zgjidhet deri sa ky klub të kalojë në duart e pronarëve të rinj por njëkohësisht vëmëndja është përqëndruar edhe tek merkatoja .
Objektivi i rradhës për anglezët është Josko Gvardiol i cili prej vitesh po shkëlqen tek Leipzigu dhe ndiqet me shumë interes nga Thomas Tuchel.
Rendimenti i kroatit ka patur rritje falë besimit të dhënë nga traineri Domenico Tedesco dhe tashmë do të ketë një shans të cilin teorikisht s’duhet ta humbasë sepse flitet për një klub shumë të njohur që mund ti garantojë trofe në të ardhmen .
Edhe pse është vetëm 20 vjeç , Josko Gvardiol ka treguar shumë pjekuri në fushën e lojës dhe e ka bindur trainerin gjerman se mund ti shërbejë skemave të ishi-t të Borussia Dortmundit , i cili i dha shumë shpejt rezultatet tek gjigandët e Premier Leagues duke fituar Champions Leaguen në sezonin e kaluar.
Nuk duhet harruar asnjëherë se prioriteti për anën e majtë të mbrojtjes mbetet Jules Kounde por Sevilla nuk ka pranuar ti ulë pretendimet duke ia vështirësuar objektivin Chelseat , skuadër të cilës nuk i mbetet asgjë tjetër veçse të shikojë përpara sepse humbja e kohës do të konsiderohej një minus shumë i madh duke iu referuar të ardhmes .
Josko Gvardiol është shëndërruar në pak kohë një titullar i padiskutueshëm për Domenico Tedescon por të pretendohesh nga Chelsea në këtë moshë është shpërblimi më i madh i sakrificave të bëra ndër vite për një lojtar që ka patur fatin të mbrojë ngjyrat e Dinamo Zagrebit , ndër klubet më të suksesshme të Kroacisë.



