
Sipas gazetarit Pano Xhixho, personi më i pafajshëm për situatën te Dinamo, është trajneri i larguar, Bledar Devolli. Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Xhixho u shpreh se sezoni aktual duhet të harrohet sa më shpejt nga dinamovitët dhe të mendojnë për tu rikthye te ekipi që njeh gjithë Shqipëria, duke filluar nga ndryshimi i logos.
Nëse ka një njeri të pafajshëm kjo Dinamo, ai është Devolli. Të të lënë vetëm 6 ndeshje në drejtim dhe në ndeshjen e katërt të të tundin se një italian do të zërë vendin... Të heqësh një trajner në 6 javë kampionat dhe ta bësh përgjegjës, nuk e di këtë që kanë bërë aty. Të thuash që Dinamo nuk kishte buxhetin e duhur, për të bërë një ekip konkurrues, kjo është e papranueshme. Ky është një sezon që duhet harruar sa më shpejt nga dinamovitët. Të ndryshojnë edhe logon dhe të rikthehen te ai ekip që njeh e gjithë Shqipëria.



