
Pas shtatë sezonesh , sipas informacioneve të fundit e ardhmja e Neymar Juniorit mund të jetë larg ‘’ Parque de Princes ‘’. Numri një i Paris St Germain Nasser Al Khelaifi investoi 222 milionë euro për brazilianin në të kaluarën, për të cilin Al- Hilal ka shfaqur interes. Arabia Saudite është shëndërruar në një destinacion të preferuar për shumë lojtarë të njohur dhe pas Sergej Milinkovic- Savic, Edouard Mendy apo Koulibaly ndër të tjerë, ishi i Santosit mund të vendosë për tu larguar nga kontinenti i vjetër. Arabët nuk pranojnë të dorëzohen edhe pse dështuan në lidhje me transferimet e Lionel Messit dhe Kylian Mbappes dhe mendojnë se mund të përforcohen me yllin e Paris St Germain dhe kombëtares ‘’ Seleçao ‘’. S’duhet harruar se edhe Barcelona tentoi për ta rikthyer në mitikun ‘’ Camp Nou ‘’ por problemet e theksuara në aspektin ekonomik e detyruan presidentin Joan Laporta të hiqte dorë nga ishi i skuadrës së zemrës. Deri më tani klubet në Arabinë Saudite kanë fituar shumë terrën , pavarësisht se kanë dështuar për disa elementë dhe natyrisht në rastin konkret pritet një ofertë bombastike nga drejtuesit e Al-Hilal për ishi-n e katalanasve.



