Kalvin Phillips, objektiv i Liverpoolit

Kalvin Phillips, objektiv i Liverpoolit

Prej kohësh drejtuesit e Liverpoolit e kanë filluar punën për tu fuqizuar me elementë cilësorë, kryesisht në repartin e mesfushës, më difektozi në vitet e fundit. Jurgen Klopp ka mbetur i pakënaqur me performancën e të tijëve në sezonin e shkuar dhe drejtuesit e anglezëve e kanë rikthyer vëmëndjen tek një dëshirë e vjetër. Flitet për Kalvin Phillips, mesfushor i cili synon qëndrimin tek Manchester City por gjithsesi ‘’ The Redsat ‘’ mendojnë se kanë shanse për ta transferuar në ‘’ Anfield Road ‘’. Pas largimeve të Milner, Henderson dhe Fabinhos, fokusi i ishi-t të Borussia Dortmundit është mbushja e boshllëkut , për të vijuar rrugën drejt rikthimit tek ai ekipi i frikshëm i të kaluarës, i cili dominoi në çdo kompeticion pjesëmarrës. Avantazhi për Liverpoolin në këtë rast është se ishi i Leeds United nuk është aktivizuar mjaftueshëm nga Pep Guardiola dhe mund të vendosë në ditët e mbetura për të filluar një eksperiencë të re larg ‘ Etihad ‘.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy