Talentin e Liverpool, Harvey Elliott, e ka ndjekur fati i keq, teksa ditën e sotme në ndeshjen ndaj Leeds United, ka pësuar një dëmtim të frikshëm.
Pas një ndërhyrje nga prapa të Struijk, 18-vjeçari ka thyer këmbën e tij të majtë. Salah, i cili ishte afër aksionit dhe pa dëmtimin e shokut të skuadrës, kërkoi ndërhyrjen e mjekëve me shpejtësi.
Elliott u largua nga fusha e lojës me barelë, teksa tashmë pritet të mungojë për një kohë të gjatë dhe mund të thuhet se sezoni për të është mbyllur. Pas ndërhyrjes, lojtari i Leeds u ndëshkua me karton të kuq.
Mesfushori kishte treguar një formë shumë të mirë dhe për këtë arsye, në ndeshjet e para ka qenë një titullar i padiskutueshëm për Klopp.
damn… #harveyelliott #LEELIV pic.twitter.com/UmM0aVRgZe
— Bradley Richardson (@bradhtafc) September 12, 2021



