
E ardhmja e Paul Pogbas gjithmonë është lidhur me Real Madridin ne vitet e fundit .
Francezi ka rezultuar një ndër preferencat e ‘’ Galaktikëve ‘’ për mesfushën por spanjollët janë mërzitur me këtë situatë dhe e kanë përqëndruar vëmëndjen tek të tjerë lojtarë . Sipas ‘ Marcas ‘ , smprapsja e tyre lidhet me faktin se 28 vjeçari e ka humbur protagonizmin e dikurshëm tek Manchester United për arsye të dëmtimeve .
Kryeqytetasit pas këtij lajmi do të fokusohen maksimalisht tek përmirësimi i organikës dhe për këtë fakt mendojnë se i shërben më tepër të sigurojnë qëndrimin e Toni Kross dhe Luka Modric se sa të luftojnë për Paul Pogba i cili nuk është në momentin më të mirë tek ‘’ Djajtë e Kuq ‘’.
Fundi i sezonit do të shënojë përfundimin e kontratës së kampionit të botës në fuqi me anglezët dhe stërzgjatja e negociatave në lidhje me rinovimin e saj ndërmjet Mino Raiolas dhe drejtuesve të Manchester United e kanë lodhur francezin , sinjal që shkon direkt për këtë skuadër se duhet ta vërë në shitje gjatë merkatos së janarit për të përfituar nga shitja e mesfushorit.
Vendimi i kryeqytetasve cilësohet llogjik sepse rendimenti i tij nuk përputhet me ideologjinë e Carlo Ancelottit i cili kërkon transferimin e lojtarëve që kanë lënë gjurmë në ekipet e tyre respektive dhe tifozeria e zjarrtë e ‘’ Los Blancos ‘’ vijon të shpresojë se italiani do ta rikthejë shumë shpejt buzëqeshjen tek gjigandët e Primera Division.



