Messi me Kupën e Botës, postimi më i pëlqyer në “Instagram”

Messi me Kupën e Botës, postimi më i pëlqyer në “Instagram”

Leo Messi, fitoi të dielën, trofeun e vetëm që i mungonte në karrierën e tij, atë të Botërorit.

Argjentina mposhti në finale Francën, duke fituar kështu Kupën e Botës. Përveç fushës së lojës, tani Messi ka bërë një arritje rekord edhe në rrjetet sociale, më saktë në “Instagram”.

Fotoja e sulmuesit me Kupën e Botës, është postimi me më shumë pëlqime ndonjëherë në platformën “Instagram”. Foto e Messit, numëron plot 63 milionë pëlqime, më shumë se çdo postim tjetër.

Rekordi më parë mbahej nga foto e një veze, me 56 milionë pëlqime, por tashmë kryesimin e mban Messi. Vlen të përmendet, se një numër i lartë i përdoruesve të “Instagram”, kanë hequr pëlqimin te foto e vezës, vetëm për të nxjerrë yllin argjentinas të parin.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Leo Messi (@leomessi)

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy