
Klubi i Vllaznisë, ka prezantuar drejtorin e ri të Akademisë. Ky rol i është besuar turkut, Sead Halilagic.
“Akademia Vllaznia” ka pësuar ndryshime të shumta dhe ndryshimit nuk mund t’i shpëtonte edhe posti i drejtorit.
Halilagic është me shumë eksperiencë në këtë fushë pasi në të kaluarën ka pasur një aventurë te gjigandët e futbollit turk, Besiktas.
Njoftimi i klubit:
KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se z. Sead Halilagiç do të jetë drejtori i ri i Akademisë Vllaznia. Ashtu siç kemi bërë të ditur edhe më përpara, Akademia ka hyrë në një fazë të re ristrukturimi dhe për këtë arsye, kemi zgjedhur edhe një drejtues të ri për të. Jemi shumë të bindur se z. Halilagiç me përvojën e tij të madhe, por edhe me profilin e lartë si drejtues edhe i Akademisë së klubit të njohur turk Besiktas, do të sjellë risitë e duhura edhe tek Akademia jonë.



