
Jurgen Demneri, drejtor i departamentit të futbollit amator në Shqipëri, në emisionin “SportZone” në MCN TV, foli për sezonin e ri.
Demneri tregoi edhe risitë, ku shtoi se te futsalla do ketë 8 skuadra, ndërsa në futbollin 5x5, Rrogozhina ka 12 skuadra.
Momentalisht po zhvillojmë aktivitetin e futbolli 9x9, jemi në javën e 7-të. Ekipet janë të ndara në dy grupe. Rivaliteti është shumë i fortë. Kemi pasur emocione dhe gola të bukur. Kampionati sa vjen dhe bëhet më i fortë. Jemi në gjysmën e ndeshjeve të grupit. Kemi pasur emocione te bukura para një jave, ku kemi dhënë fituesin e Synday League 11x11, në Korçë. Stadiumi ishte i mbushur ,me tifozë, që shikonin dy ekipe amatore. Ishte një aktivitet shumë i bukur.
Në Korçë rivaliteti ishte i madh. Ekipet e kreut bënë “play off”, për fituesin. Do krijojmë një ekip, ku do jenë mbi 35 vjeçarë. Do rikthejmë ish-lojtarët. Do jetë një kënaqësi e madhe. Për çdo qark do të nxjerrim fituesin e 11x11 dhe më pas do vendosim kampionin në fund.
Ne si kompetricion jemi amator. E vetmja gjë që është profesioniste, janë arbitrat. Edhe me VAR kemi probleme dhe prap ka gabime. Mbetemi tek ana njerëzore. Ka momente që lojtarët dalin nga vetja dhe për ta kemi një Komision Disipline. Duke qenë se kemi dhënë dënime të rënda, me përjashtime, lojtarët janë të sensibilizuar me gabimet e arbitrave.
Prestige këtë sezon, kanë seri të mirë rezultatesh. Kanë pësuar shumë ndryshime. Janë një ekip që e kanë nisur nga fillimi. Ekipet e tjera, si Panters, që vijnë gjithmonë nga Shkodra, janë ajka e futbollit të Shkodrës. Nuk kemi ende një lider. Të gjithë i hapin probleme njëri-tjetrit. Unë jam tifoz i ekipeve që luajnë futboll të bukur. Unë gjithmonë kam shprehur dëshirën për lojërat e bukura. Më pëlqen shumë kur shikoj shokë që mblidhen dhe pas ndeshjes ulen bashkë.
Futbolli 5x5, po kalon 160 ekipe. Sa vjen dhe shtohen. Vazhdon kompeticioni në çdo vend të Shqipërisë. Kemi 12 ekipe nga Rrogozhina, por edhe nga qytetet e tjera. Risia e këtij viti, është kompeticioni i futsallit. Vjet ishin 4, sivjet janë dyfishuar. Pritet një kampionat shumë i bukur.



