Vincent Kompany, afër Bayern Munchenit

Vincent Kompany, afër Bayern Munchenit

Përpjeket e drejtueve të Bayern Munchenit për të gjetur një trainer cilësor për vijimësinë pak e nga pak po i japin rezultatet.

Sipas gjermanes ‘ Bild ‘, ish rekordmenët e Bundesligës janë afër marrëveshjes me Vincent Kompany, lajm i raportuar edhe nga britanikja ‘ The Guardian ‘.

Ish kapiteni i Manchester City-t e përfundon kontratën me Burnley-n në 2028-tën por drejtori sportiv i gjigandëve të Gjermanisë dhe Europës Max Eberl e vlerëson potencialin e belgut.

Duhet kujtuar se ekipin nga Mynihu e refuzuan Xabi Alonso, Ralf Rangnick dhe Julian Nagelsmann dhe sipas ‘ The Telegraph ‘, ish mbrojtësi mendon të udhëtojë drejt ‘’ Allianz Arenas ‘’ me asistentët Craig Bellamy, Piet Cremers, Mike Jackson dhe Floribet N’Galula.

Sezoni aktual fatkeqësisht ka përfunduar pas asnjë titull për Bayern Munchen por në vijuesin do të tentohet të evitohet përsëritja e historisë, nga ky ekip i mësuar me sukseset ndër vite.

Nëse i referohemi 38 vjeçarit, duhet theksuar se karrierën si trainer e nisi tek Anderlecht dhe më pas vendosi të provojë veten në Angli, i cili e drejtoi Burnley-n dy sezone në Championship dhe një tjetër në Premier League.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy