Napoli është në kërkim të një mesfushori dhe duket se atë e ka gjetur në Zvicër. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, drejtuesit e kaltër, ndjekin me interes, mesfushorin shqiptar, Ardon Jashari.
Talenti shqiptar po shkëlqen me Luzern në kampionatin zviceran dhe në merkaton e janarit mund të transferohet në Serie A.
20-vjeçari pëlqehet shumë nga Napoli, me këta të fundit që po bëjnë gati ofertën për të bindur klubin e Luzern që ta lënë të lirë.
Falë paraqitjeve të shkëlqyera me Luzern, Jashari ka arritur të marrë edhe ftesën e Zvicrës, me të cilët është grumbulluar në Botëror.



