Camavinga ‘’ po ‘’  Real Madridit

Camavinga ‘’ po ‘’ Real Madridit

 Pas firmosjes me David Alaban dhe dëshirës për të transferuar  Kylian Mbappe në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ ,Real Madridi po ndjek nga afër  të tjera pista që i konsideron të vlefshme  .  Francezi është pjesë e listës së gjatë të ‘’ Merengueve ‘’ e cila përbëhet nga lojtarë me peshë  si Erling Haaland  dhe Leon Goretzka por së fundmi spanjollët kanë marrë ‘’ ok ‘’ e një dëshire të vjetër .

 Mesfushori  Camavinga pretendohet prej kohësh nga kryqytetasit dhe e shikon me sy pozitiv transferimin në skuadrën e drejtuar nga Carlo Ancelotti .  

Sipas Transfer20  për talentin nga  Angola vijojnë luftën disa skuadra  por dëshira  e tij është  mbrojtja e ngjyrave të  ‘’ Galaktikëve ‘’.  S‘duhet anashkaluar se  spanjollët  ndodhen në një situatë të vështirë ekonomike dhe do ti duhet të presin verën e 2022-shit për ta realizuar këtë operacion . Specialistët e futbollit e kanë konsideruar Eduardo Camavingan si një ndër talentët më të mëdhenjë dhe  Real Madridi nuk kërkon ta largojë vëmëndjen nga perla franceze .  

Megjithatë  drejtuesit e Rennes duhet të tregohen shumë vigjilentë sepse nëse  nuk përfitojnë sa me shpejt nga shitja e tij rrezikojnë ta humbasin pilarin e tyre me parametër zero , hap që do të konsiderohej një mungesë përgjegjësie .

39 ndeshjet  e sezonit të lënë pas konfirmojnë se e ardhmja e këtij talenti shikohet larg  ‘’ Roazhon Park ‘’ dhe kuqezinjtë duhet  fillojnë të mësohen me këtë ide  .

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy