Danimarka merr një fitore të rëndësishme ndaj Perusë dhe renditet e para në Grupin C (VIDEO)

Danimarka merr një fitore të rëndësishme ndaj Perusë dhe renditet e para në Grupin C (VIDEO)

Një gol i Poulsen i ka mjaftuar Danimarkës për të dal me pikë të plota nga ndeshja e parë në Grupin C.

Danezët mposhtën Perunë me rezultatin e ngushtë 1-0, e cila u rikthye në Botërorin e Rusisë pas 36 vitesh dhe i është bashkuar Francës në vendin e parë.

Pjesa e parë e takimit ishte pak a shumë e barabartë, por me Perunë që pati rastet më të mira për gol.

Andre Carrillo në minutën e 13 dhe Jefferson Farfan në të 29 tentuan ta gjejnë rrugën e rrjetës, por pa arritur t’i ndryshojnë shifrat.

Rasti më i mirë në këtë pjesë lojë ishte ai i minutës së fundit, por Christian Cueva humbi një penallti duke goditur lart mbi portë.

Në pjesën e dytë, përsëri Peruja ishte për një nuancë më e mirë, por skandinavët arritën t’i befasojnë duke gjetur golin të parë.

Por të gjithë prisnin golin e e amerikano latinëve, Yussuf Poulsen zhbllokon takimin në minutën e 59-të pas një asist të yllit të skuadrës Christian Eriksen.

Me këtë fitore Danimarka ngjitet në vendin e parë në kuotën e 3 pikëve, aq sa Franca që në ndeshjen e radhës do të mas forcat me Perunë, ndërsa Danimarka do të pres Australinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy