
Al Nassr siguroi finalen e Superkupës në Arabinë Saudite, pasi triumfoi 2-0 ndaj Al Taawon dhe tani sfidon skuadrën e Al Hilal.
Ylli i ekipit, Cristiano Ronaldo vazhdon të vendosë rekorde të njëpasnjëshme. 39-vjeçari portugez ishte protagonist në të dy golat, duke u futur edhe në histori.
Ronaldo asistoi te goli i parë, ndërsa të dytin e shënoi vetë. Me golin e shënuar, sulmuesi bëhet lojtari i parë në histori, që shënon për 23 sezone radhazi.



