Referuar merkatos dimërore një ndër objektivat e drejtuesve të Napolit do të jetë përforcimi i metrave të fundit.
Antonio Conte ka nisur ti bëjë llogaritë për fazën më vendimtare të sezonit, skuadra e të cilit mori një goditje të fortë mbrëmë me disfatën 6-2 në fushën e Psv Eindhovenit, sfidë e vlefshme për Champions Leaguen.
Dennis Man është bërë pjesë e projektit ambicioz të ishi-t të Interit, i cili e tregoi veten në sezonin e shkuar duke fituar Scudetton me ‘’ Il Partenopei ‘’.
Rumuni i shënoi dy gola italianëve dhe rezultoi deçiziv në triumfin e hollandezëve në shtëpi.
Në fakt 27 vjeçari e njeh shumë mirë Napolin dhe sidomos Serinë A duke qenë se në të shkuarën u aktivizua në rradhët e Parmës.
Kontrata me gjigandët e Eredivisies është e vlefshme deri në 2029-tën, i cili shquhet për nuhatjen për golat dhe natyrisht kombinohet shumë mirë me shokët e skuadrës.
Napoli shquhet si një ekip tejet ofensiv dhe mosha mbi supe, sidomos eksperienca ndër vite mund ti japin një avantazh gjatë sfidave.
Krerët e hollandezëve kanë deklaruar në krye të herës se janë të gatshëm të negociojnë, gjithmonë nëse oferta e presidentit Aurelio Di Laurentis do të jetë bindëse.
Potenciali i Dennis Man në sezonin aktual reflektohet me 3 gola dhe 2 asiste në 8 sfida, i vështirë për tu markuar nga çdo rival dhe gjithashtu i rrezikshëm sidomos në duelet një kundra një.



