
Christopher Nkunku shikohet si një ndër lojtarët më interesante të merkatos verore, për të cilin disa ekipe të elitës kanë shpallur kandidaturën .
Pas Manchester United, në skenë ka hyrë Real Madridi që beson fuqimisht në aftësitë e francezit dhe është i gatshëm të tentojë deri në sekondën e fundit për ta transferuar në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.
“ Galaktikët “ kanë zhvilluar një ndër sezonet më të suksesshëm të viteve të fundit dhe pas fitimit të La Ligas do të kenë një përballje emocionuese në finalen e Champions Leagues kundër Liverpoolit.
Llogaritë e merkatos kanë filluar dhe për 24 vjeçarin spanjollët nuk pranojnë të dorëzohen sepse sezoni i shkëlqyer me Leipzigun e afron edhe më shumë me talentin francez.
Dështimi me Kylian Mbappen sigurisht do të jetë i vështirë për tu kapërcyer dhe kryeqytetasit kanë vendosur të shikojnë përpara sepse edhe pa të mund ti arrijnë objektivat.
Fuqizimi i ofensivës është një ndër prioritetet e Carlo Ancelottit , trainer që gëzon mbështetjen absolute të Florentino Perezit i cili e ka të qartë se për të përfituar shërbimet e Christopher Nkunku-t duhet të paguajë duke filluar nga 80 milionë euro.
Ishi i Paris St Germain shquhet për adaptimin në shumë pozicione duke iu referuar metrave të fundit dhe gjithashtu ka një përdorim të shkëlqyer topi pa mënjanuar shpejtësinë , elementë që e bëjnë shumë të vështirë për tu përballuar nga rivalët.
Ishi i Milanit është i vetëdijshëm se rrethohet nga një ambjent kampionësh dhe nga një dorë e hekurt si ajo e Florentino Perezit që ka dhënë gjithçka për ‘’ Los Blancos ‘’ , të cilët pa mbështetjen e tij s’do të kishin arritur kaq larg.



