Barcelona, tjetër alternativë për mbrojtjen

Barcelona, tjetër alternativë për mbrojtjen

Merkatoja e verës do të jetë një periudhë mjaft determinante për të ardhmen e Barcelonës.

Problematikat e ‘’ Los Cules ‘’ dihen tashmë dhe traineri Hansi Flick e ka përqëndruar vëmëndjen tek prapavija.

 Shumë emra kanë qarkulluar së fundmi në zyrat e ‘’ Camp Nout ‘’ dhe insistimi i spanjollëve vijon, në fokusin e të cilëve tashmë është Jhon Lucumi. 

Siç dihet Alessandro Bastoni është prioritet absolut por pretendimi i zikaltërve konsiderohet i ekzagjeruar nga Joan Laporta. 

Ndërsa nëse i referohemi kolumbianit natyrisht që vlera e kartonit mund të përballohet nga xhepat e kreut të gjigandëve të Spanjës dhe më gjerë, i cili prej katër sezonesh është pjesë e Bolognas. 

Mënyra se si luan është e duhura në sytë e numrit një të stolit, një element tejet bindës, shquhet për inkursionet drejt ofensivës dhe gjithashtu ka një eksperiencë në kompeticionet europiane. 

Pikërisht për lojtarë të kësaj kategorie kanë nevojë ish fituesit e Champions Leagues dhe tashmë mbetet për tu parë vendimi që do të marrë Jhon Lucumi për vijimësinë.

 1 gol në 35 sfida numëron nxënësi i Vincenzo Italianos në sezonin aktual, me një ekip tejet kompetitiv si në Serinë A edhe në Europë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy