E ardhmja e Spallettit nuk është e sigurt, 3 alternativa për stolin e Napolit

E ardhmja e Spallettit nuk është e sigurt, 3 alternativa për stolin e Napolit

Napoli i surprizoi të gjithë këtë sezon në Serie A, teksa e nisi kampionatin me objektiv Champions League, por deri pak javë para fundit luftuan për titullin kampion.

Trajneri Luciano Spalletti, ka bërë një punë të shkëlqyer me të kaltrit, por përsëri e ardhmja e tij nuk është e sigurt. Humbja e fundit me Empolin, ka trazuar ujërat te Napoli.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, tre trajnerë janë në listë për të marrë drejtimin e Napolit. Bëhet fjalë për Vicezno Italiano, Gian Piero Gasperini dhe Roberto De Zerbi.

Të tre trajnerët e njohin mirë kampionatin dhe janë alternativa për stolin e të kaltërve. Megjithatë presidenti De Laurentiis nuk ka vendosur ende dhe ekziston edhe mundësia për të qëndruar Spalletti, i cili ka edhe një vit kontratë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy