Fetahu: Asgjë nuk e ndal ligën e përbashkët Kosovë-Shqipëri në basketboll

Fetahu: Asgjë nuk e ndal ligën e përbashkët Kosovë-Shqipëri në basketboll

Në intervistën e dhënë për TvT, presidenti i Federatës së Basketbollit të Kosovës, zoti Arben Fetahu, foli për gjendjen dhe problemet aktuale të basketbollit në Kosovë.

Gjithashtu, në këtë periudhë, drejtuesit e federatës po punojnë për konsolidimin strukturor të saj. Gjithashtu, rëndësi e veçantë po i kushtohet basketbollit 3x3.

Natyrisht që ideja e shumëdiskutuar këto kohë për organizimin e një Lige të përbashkët është mirëpritur në Kosovë. Në lidhje me këtë, Fetahu është shprehur:

Jemi të vendosur për Ligën e përbashkët. Në Kosovë, ekipet janë të interesuara për këtë aktivitet. Kemi bashkëpunuar me Federatën e Shqipërisë dhe besoj se në fund të majit, struktura do të jetë gati. Asgjë nuk mund të na pengojë, përveç pandemisë, sepse varet se kur do të përfundojë. Megjithatë, nëse aktiviteti nuk zhvillohet në shtator, atëherë mund ta shtyjmë për më vonë. Nga FIBA nuk do të kemi asnjë problem për ta miratuar, pasi tashmë këtë gjë e kanë bërë edhe vende të tjera”, tha mes të tjerave Fetahu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy