Shtyhet fillimi i Kategorisë Superiore për një afat të pacaktuar

Shtyhet fillimi i Kategorisë Superiore për një afat të pacaktuar

Fillimi i kampionatit të Kategorisë Superiore është shtyrë me një afat të pacaktuar.

Duke pranuar kërkesën e Ligës Profesioniste, Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së caktoi shtyrjen e Kategorisë Superiore pa afat.

“Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së më datë 10.09.2020, pasi u njoh me kërkesën e paraqitur nga Liga Profesioniste për shtyrjen e datës së fillimit të kampionatit të Kategorisë Superiore, sezoni 2020/2021 vendosi të miratojë kërkesën e Ligës Profesioniste të Futbollit për shtyrjen e datës së fillimit të sezonit futbollistik 2020/2021 me afat të pacaktuar. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, – shkruhet në vendimin e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së.

Pavarësisht se më herët presidentët e klubeve kanë rënë dakord për bojkotimin e kampionatit, FShF sërish zhvilloi shortin e ndeshjeve.

Kujtojmë që vendimi për bojkotimin e Kategorisë Superiore u mor në unanimitet gjatë mbledhjen e Anëtarëve të Ligës Profesioniste të Futbollit të datës 05/09/2020.

Liga Profesioniste si dhe të gjithë klubet shqitptare tashmë janë në pritje të një vendimi nga qeveria për t’i ndihmuar.

Liga i është drejtuar nëpërmjet letrës dërguar më datë 10.08.2020 Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe Kuvendit të Shqipërisë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy