Longo: Nuk e kishim detyrim fitoren ndaj Skënderbeut

Longo: Nuk e kishim detyrim fitoren ndaj Skënderbeut

Trajneri i Teutës, Diego Longo, foli për MCN TV, pas fitores minimale ndaj Skënderbeut.

Longo deklaroi se skuadra e tij nuk e kishte detyrim fitoren, ndërsa shtoi se limtet janë forca e Teutës.

Detyrim nuk e kishim fitoren. Detryim kemi të bëjmë mirë stërvitjen. Kemi një skuadër shumë të re, por impenjimi duhet të jetë në maksimum. Fitoret janë diçka më tepër.

Limitet tona janë forca jonë. Limitet tregojnë se kemi potencial. Kur ke një skuadër si e jona, jep mundësinë për të shkuar më përpara.

Edhe ata që janë protagonistë, duhet ta kenë në mendjen e tyre që të arrijnë limitin, në të kundërt, kthehet në diçka negative.

Humbja me Laçin ishte e turpshme dhe duhet të sistemonim gjërat tona. Është oportune që vëmendja të jetë maksimale.  

Zëvendësimi i Gjatës? Gjata duhet të luante nga minuta e parë, kam besim tek aftësitë e tij. Ka ardhur vonë, pas ndeshjes me Tiranën. Duhet shumë qetësi për t’i dhënë kohën e duhur. E njëjta edhe për Allën që nuk po gjen hapësira.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy