Ka ndryshuar kundërshtari për boksierin shqiptar, Gjetan Keta. Sultan Goklap Ozekler nuk do të jetë rivali i Ketës për përballjen e së premtes në Pallatin e Sportit pasi është tërhequr nga gara, me arsyen se kishte problem shëndetsore.
Në këtë mënyrë federata turke e boksit ka vëndosur që përballë boksierit buqizak të vendosë Turgei Uzun, i cili është më me përvojë se rivali i parë. Në konferencën për shtyp Keta u shpreh se kjo është një strategji e federatës turke duke mos i lënë shumë kohë atij për të parë strategjinë e kundështarit.
Por pavarsisht kësaj Keta u shpreh se do të japë maksimumin që të dalë triumfues. Kjo përballje luhet për të fituar titullin interkontinental të kategorisë WBC. Dueli mes Gjetan Ketës dhe Turgei Uzun do të zhvillohet të premten në orën në pallatin e sportit, “Asllan Rusi”.



