Atletico Madridi, afër marrëveshjes me Ederson

Atletico Madridi, afër marrëveshjes me Ederson

Katër sezonet e Ederson tek Atalanta kanë rikonfirmuar cilësitë e padiskutueshme.

Braziliani i ka dhënë shumë ‘’ La Deas ‘’ në ofensivë, për të cilin thuhet se është shumë afër transferimit tek Atletico Madridi. 

26 vjeçari mund të shëndërrohet në një ndër blerjet më të bujshme në La Liga, nga një ekip si ‘’ Los Colchoneros ‘’, tejet i sikletshëm për çdo rival. 

Pas refuzimit nga Joao Gomes traineri Diego Simeone vuri në dijeni bordin drejtues për ti përshpejtuar hapat në lidhje me kalimin e ishi-t të Salernitanas në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’. 

Ndër vite Primera Division ka rezultuar një destinacion i preferuar për çdo rival dhe ky i fundit si duket e preferon fillimin e një eksperiencë në Spanjë. 

Ndërkohë ‘’ El Cholo ‘’ vlerëson tek Ederson agresivitetin në presion, disiplinën taktike dhe  kapacitetin në metrat e fundit. 

Megjithatë për ‘’ Los Rojiblancos ‘’ s’do të jetë edhe aq e lehtë duke qenë se drejtuesit e bergamaskëve nuk e konsiderojnë momentalisht prioritet shitjet por kjo histori mund të marrë një tjetër rrjedhë për arsye të dëshirës së nxënësit të trainerit Raffaele Palladino. 

Flitet se presidenti Enrique Cerezo mund të shpenzojë afro 35 milionë euro për mesfushorin i cili në sezoni aktual numëron 18 sfida dhe 1 gol me ish fituesit e Europa Leagues.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy