Real Madridi, tre opsione për sulmin

Real Madridi, tre opsione për sulmin

Tek Real Madridi kanë filluar të shqetësohen për rendimentin jo optimal të Vinicus Junior në kohët e fundit.

Ulje-ngritjet e brazilianit sigurisht nuk tolerohen dhe në zyrat e ‘’ Santiago Bernabeut ‘’ kanë filluar të qarkullojnë zërat për të tjerë elementë.

Pa dyshim që ‘’ Galaktikët ‘’ pretendojnë ti paraprijnë çdo prapakohe të mundshme dhe tashmë në listën e drejtuesve përfshihen tre elementë.

I pari është Viktor Gyokeres, një ndër sulmuesit në modë në kontinentin e vjetër, i cili po zhvillon një sezon mbresëlënës me Sporting Lisbonën.

Suedezi shquhet për potencën dhe saktësinë përpara portës dhe jo më kot ka arritur të shënojë 43 gola në 43 sfida.

Edhe Rafael Leao mbetet një referent në ofensivën e Milanit, i cili në vitet e fundit është pretenduar nga disa ekipe me emër, përfshirë edhe Barcelonën.

Golashënuesi është tejet teknik, i shpejtë, dhe mund të vërë në rrezik çdo kundërshtar.

Ishi i Lilles po zhvillon sezonin e gjashtë në ‘’ San Siro ‘’, i shoqëruar deri më tani me 10 gola dhe 10 asiste në 40 sfida.

Për shërbimet e tij do të jetë një rivalitet i ashpër sepse pretendohet nga disa klube të rëndësishëm.

Edhe Victor Osimhen s’ka si të mbesë prapa, i cili po mahnit në rradhët e Galatasaray-t.

Nigeriani ka shënuar 28 gola në 32 sfida, një statistikë befasuese, e cila e bën të paevitueshëm interesin e një gjigandi si Real Madridi.

Falë shkëlqimit në fushën e blertë vlera e kartonit të afrikanit natyrisht ka shënuar rritje të konsiderueshme, aktualisht mbi 75 milionë euro.

Të zëvëndësosh ishi-n e Flamengos nënkupton një sfidë në vetvete për arsye të kontributit të shquar ndër vite tek ‘’ Los Merengues ‘’, një ndër klubet më të sukseshëm në historinë e futbollit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy