
Barazimi ndaj PSG mund të quhej si një rezultat pozitiv për çdo skuadër në Francë, por nuk ka qenë kështu për Reims.
Drejtuesit e këtyre të fundit, kanë vendosur të shkarkojnë trajnerin Oscar Garcia pas barazimit pa gola ndaj PSG.
Në fakt skuadra nuk njeh fitore prej disa javësh dhe barazimi i fundit e ka mbushur kupën e drejtuesve që kanë vendosur ta shkarkojnë 49-vjeçarin.
Skuadra ku luan edhe Arbër Zeneli (1 asist në 306 minuta në Ligue 1) renditet në vendin e 15-të në Ligue 1, me vetëm 8 pikë të grumbulluara në 10 javë.



