Është mbyllur pjesa e parë në sfidën mes Teutës dhe Erzenit, e vlefshme për fazën e 1/8-ve në Kupën e Shqipërisë.
Në 45 minutat e para, rastet për shënim nuk munguan, por asnjëra nga skuadrat nuk e gjeti dot rrugën e rrjetës.
Dy skuadrat vijnë pas barazimit në ndeshjen e parë dhe për këtë arsye do të kërkohet me çdo kusht fitoren, për tu kualifikuar më tej.
Skuadra që kualifikohet më tej, në çerekfinale do të përballet me Kukësin.



