Arabia Saudite, opsion për Antonio Rudiger

Arabia Saudite, opsion për Antonio Rudiger

Në vitet e fundit kalimi i lojtarëve cilësorë në Arabinë Saudite ka rezultuar një fakt i paevitueshëm gjatë merkatove.

Ofertat e bujshme kanë bërë diferencën, edhe pse në aspektin sportiv është një ligë më inferiore në krahasim me ato të Europës. 

Lojtari rradhës që mund të provojë veten është Antonio Rudiger, i cili si duket është drejt përfundimit të eksperiencës me Real Madridin. 

Kontrata e 32 vjeçarit me ‘’ Galaktikët ‘’ përfundon në qershor, ç’ka do të thotë se sezoni aktual është shumë i rëndësishëm për vijimësinë. 

Agjentët e tij kanë filluar të shqyrtojnë ofertat për ti ofruar të ardhmen më të mirë të mundshme dhe ideja e tyre është që qendërmbrojtësi të firmosë një kontratë të bujshme pas Botërorit të 2026-tës. 

Eksperienca në kampionate si Bundesliga, Seria A, Premier League dhe La Liga evidentojnë se kemi të bëjmë me një ndër më cilësorët në pozicionin ku aktivizohet, i cili ka deklaruar se do ti analizojë me kujdes ofertat. 

Ndërsa traineri Xabi Alonso e shikon pjesë të ‘’ Los Merengues ‘’ për më tej, të cilit do ti duhet të vendosë në një kohë të shkurtër. 

Nëse presidenti Florentino Perez nuk do të arrijë marrëveshjen për rinovimin e kontratës ndoshta shumë shpejt ish fituesit e Champions Leagues do të humbasin një pilar në prapavijë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy