
Pas Paul Pogba dhe Weston McKennie, Juventusi ka humbur edhe një tjetër lojtar për shkak dëmtimi.
Bëhet fjalë për portierin WSojciech Szczęsny. Ky i fundit u dëmtua në miqësoren me Atletico Madrid dhe do të qëndrojë jashtë fushave të blerta për rreth 20 ditë.
Kjo do të thotë, se trajneri Allegri duhet të mos e llogarisë lojtarin për dy javët e para të kampionatit. Vendin e Szczęsny në portën e Juventusit, do e marrë portieri i dytë, Mattia Perin.



