Manchester United insiston për De Jong

Manchester United insiston për De Jong

  Koha kalon shumë shpejt dhe drejtuesit e çdo ekipi e rrisin vigjilencën në funksion të përmirësimit gjatë merkatos.

Manchester United i Ten Hag parashikohet se do të jetë një ndër më aktivët gjatë dimrit , i impulsuar sigurisht edhe nga potenciali në aspektin ekonomik.

Hollandezi kohë pas kohe i rikthehet të kaluarës dhe ia vendos gishtin ish nxënësve të tij , me të cilët përjetoi eksperienca të bukura kur drejtonte Ajaxin .

Sipas ‘ Sport ‘ Frenkie De Jong konsiderohet një ndër elementët që i mungojnë ‘’ The Red Devilsave ‘’ në mesfushë dhe mungesa e efikasitetit gjatë ndeshjeve e ka shqetësuar jo pak numrin një të pankinës .

Kapaciteti i 25 vjeçarit vijon ta impresionojë Erik Ten Hagun dhe konsideron se projektit ambicioz të 20 herë kampionëve të Premier Leagues duhet ti bashkohet një lojtar si Frenkie De Jong.  

Bëhet hera e disatë që Manchester United  interesohet për yllin hollandez dhe sigurisht situata aktuale e katalanasve i jep pak mundësi për të vijuar në ‘’ Camp Nou ‘’ duke qenë se rrezikojnë eleminimin nga faza e grupeve në Champions League por duhet theksuar se edhe Manchester United performon në Europa League , fakt që ndoshta mund ta ndërlikojë transferimin në ‘’ Old Trafford ‘’.

Një aspekt që padiskutim i favorizon anglezët është ai ekonomik dhe një ofertë e bujshme në adresë të spanjollëve mund ta ndryshojë të ardhmen e talentit të kombëtares së ‘’ Tulipanëve ‘’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy