
Vllaznia e ka mbyllur në avantazhin e dy golave, pjesën e parë ndaj Teutës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të në Abissnet Superiore.
Fillimisht, për shkodranët shënoi Hakaj në minutën e 21 dhe më pas Kaina dyfishoi shifrat në minutën e 37-të.
Teuta do tentojë të reagojë në pjesën e dytë, me shpresën se do të arrijnë të paktën një barazim.



