
Pas një nisje të dobët të sezonit Real Madrid tani është brenda të gjithë objektivave dhe jep përshtypjen se mund të dalë me shumë trofe në fund. Kjo për meritë edhe të trajnerit Zidan, i cili muaj më parë u kritikua shumë, madje duke e kërcënuar edhe me largim.
Tani situata ka ndryshuar dhe është vetë francezi që sipas raportimeve në fund të sezonit kërkon të largohet, ndërsa kontrata I mbaron në verën e ardhshme, në 2022.
Telemadrid.es thekson se Zidane ka vendosur të nisë një aventurë të re në verë. Emri i tij është përfolur si trajneri i ri i Juventusit dhe kombëtares franceze.
Opisoni i parë është më i mundur. Bardhezinjtë nuk janë të kënaqur me punën e trajnerit Andrea Pirlo dhe Zidane është një nga të preferuarit e presidentit Agnelli.



