Tirana sfidon Vllazninë, Shehi: Superkupa, më pak e vlefshme se dy trofetë e tjerë

Tirana sfidon Vllazninë, Shehi: Superkupa, më pak e vlefshme se dy trofetë e tjerë

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi, foli për mediat, një ditë para ndeshjes që skuadra e tij do të luajë me Vllazninë, për Superkupën e Shqipërisë. 

Shehi deklaroi se në këtë përballje nuk ka favoritë, ndërsa shtoi se Superkupa, është më pak e vlefshme se dy trofetë e tjerë, titulli dhe Kupa. 

Superkupa siç dihet luhet mes dy skuadrave, ku njëra ka fituar titullin dhe tjetra Kupën. Është ndeshje me një takim, me dy skuadra që gjithmonë ndërtohen për të qenë në majën e futbollit shqiptar, ndërsa në gjirin e tyre kanë lojtarë me kualitet dhe kjo tregohet edhe nga kampionati që janë në vendet e para. Janë skuadra që luftojnë gjithmonë për të marrë fronin dhe duke pasur parasysh që është vetëm një ndeshje teke nuk mendoj që ka favoritë. 

Të shkojmë deri në maj është larg, ne do të fokusohemi te ndeshja e radhës dhe duke pasur parasysh atë çfarë thash më lart, kjo është një sfidë me një takim që duhet vlerësuar siç duhet dhe përqendrim maksimal ku nuk ke kohë për të rikuperuar gabimet. Kampionati dhe Kupa janë tjetër gjë, pasi e para është një maratonë e gjatë, ndërsa Kupa ka dy takime. Për nga simbolika është një trofe më pak i vlefshëm se sa dy të parët, por është një trofe që skuadra si ne që kanë objektiv për të fituar trofe ka vlerësim maksimal.

Deri më 27 dhjetor në do të luajmë 4 ndeshje dhe nga shpërndarja që ka kampionati na bie të luajmë çdo 4 ditë dhe ne bashkë me Superkupën na bie 5 takime. Nuk mendoj se ka ndonjë problem, sepse të gjitha njësoj nisen dhe e dinim që do të ishtë një periudhë e veçantë edhe për shkak të botërorit. Këto ndeshje ndoshta na shërbejnë që skuadrat të vijnë sa më shpejt në formë pasi ka takime të shpeshta për të rigjetur formën e duhur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy