Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, nuk do të jetë pjesë e Argjentinës, për ndeshjet kualifikuese të Botërorit.
Shkak për këtë është bërë infektimi me Covid-19, i lojtarit. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Federata e Futbollit të Argjentinës.
Martinez është në gjendje të mirë shëndetësore, por do të qëndrojë i izoluar deri në momentin që do të rezultojë negativ.
24-vjeçari do të qëndrojë në Itali dhe trajneri i Interit, Simone Inzaghi shpreson ta ketë gati për ndeshjen ndaj Juventusit në fillim të muajit prill.



