Tre pretendentë për Nico Williams

Tre pretendentë për Nico Williams

Shpërthimi në fushën e lojës po i siguron pretendentë cilësorë Nico Williamsit.

Spanjolli po e tregon edhe në Europian se është një lojtar shumë i rrezikshëm, për të cilin Barcelona, Arsenali dhe Chelsea do të përballen.

Traineri i ‘’ Topchinjve ‘’ Mikel Arteta synon ta përforcojë krahun e majtë të ofensivës me 21 vjeçarin, i cili spikat për teknikën dhe shpejtësinë, shumë i rrezikshëm edhe në duelet një kundra një.

Nico Williams ka dalë shpeshherë i fituar, duke lënë gjurmë si tek vaskët ashtu edhe tek ‘’ La Furia Roja ‘’.

 

Drupal Ad

 

 

 

Edhe Hansi Flick e preferon Nico Williams, prezenca e të cilit në bashkpunim me Lamine Yamal dhe Robert Lewandowski mund ti shëndërrojnë ‘’ Los Cules ‘’ në një kandidat potencial për të fituar çdo titull në të ardhmen.

Gjithashtu ‘’ Blutë e Londrës ‘’, ekip në rindërtim e sipër janë shumë të interesuar për ta transferuar në ‘’ Stamford Bridge ‘’, sulmues që mund të adaptohet shumë shpejt me futbollin anglez duke patur parasysh lojën që zhvillon.

Pronari Todd Boehly shquhet për ofertat e majme, edhe pse kryeqytetasit fatkeqësisht nuk kanë qenë në lartësinë e duhur, sidomos dy sezonet e fundit.

Në ditët vijuese priten të fillojnë negociatat ndermjet palëve duke qenë se flitet për një element tejet të rëndësishëm, tek Athletic Bilbao dhe Spanja e Luis de la Fuentes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy