Liga e Kombeve/ Çarçani: U jep mundësi ekipeve të vogla që përmes saj të tentojnë Botërorin 2026

Liga e Kombeve/ Çarçani: U jep mundësi ekipeve të vogla që përmes saj të tentojnë Botërorin 2026

Futbolli evropian ka ulur për momentin siparin dhe rikthen në fushë ndeshjet e ekipeve kombëtare me Ligen e Kombeve.

Gazetari sportiv, Gerti Çarçani, në “MCN informacion” analizon faktin se ky kompeticion përveç që ka adrenalinën e duhur për ekipet e mëdha, atyre të voglave u jep mundësi të tentojnë Botërorin 2026.

Në fakt kjo është një dritare mundësie për skuadrat e vogla.

Janë ditët e ekipit kombëtar për raundin e tetorit. UEFA ka disa edicioni qe i ka rigrupuar ndeshjet në shtator, tetor, nëntor dhe dhjetor, po kështu edhe për kualifikuesit e Botërorit, që do të jenë vitin e ardhshëm në këtë periudhë prapa.

Ndeshjet eliminatore të Ligës së Kombeve mbarojnë në nëntor, referuar grupit tonë, por ka edhe shumë skuadra. Natyrisht vijnë ditët nga dita e enjte deri në martën të ekipeve kombëtare të futbollit. Është bërë tashmë si opsion i absorbuar edhe nga tifozët e shohin këtë kompeticion edhe kur ka ndonjë humbje, se nuk është një finale botërore, por një fazë finale që përjetohet cdo lloj ndeshje.

Është një kompeticion i tillë që i shërben ekipeve të mëdha për të bërë edhe atë që mund të quhet ‘renover’ por në fund të kalkulimeve, duhet objektiva dhe duhet arrit vendi i parë, dhe po kështu edhe humbjet e vazhdueshme krijojnë një situatë jo fort të mirë në një Kombëtare të mëdha. Këto kombëtaret e vogla. U jep mundësi që të tentojnë edhe përmes Ligë së Kombeve te tentojnë kualifikimin për në botëror, nëse nuk do të bëjnë mirë vitin e ardhshëm në Kualifikueset e Botërorit.

Pra, është një skemë paksa lëmsh, por në fund, u jep mundësi ekipeve të vogla që ta tentojnë Botërorin e 2026 edhe përmes këtij kompeticioni, duke bërë mirë këtu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy