Po zhgënjen te Chelsea, Lukaku dëshiron rikthimin te Interi

Po zhgënjen te Chelsea, Lukaku dëshiron rikthimin te Interi

Romelu Lukaku bëri një lëvizje të bujshme në merkaton e verës, teksa u largua nga Interi, për të kaluar te Chelsea.

Megjithatë aventura e sulmuesit belg në Londër nuk ka qenë shumë e mirë, teksa në 16 ndeshje të zhvilluara deri tani, ka shënuar vetëm 5 gola.

Belgu nuk po arrin të tregojë më të mirën e tij në Angli dhe ka filluar të mendojë për një rikthim në Itali.

Sipas asaj që raporton “The Mirror”, Lukaku dëshiron të rikthehet te Interi, aty ku luajti për dy sezone dhe tregoi formë të shkëlqyer.

Gjasat që një rikthim i Lukakut në Milano të ndodhë janë të pakta, duke ditur edhe shumën e madhe që Chelsea investoi në verë për ta afruar.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy