
Kampionia e Shqipërisë në futbollin e femrave, Vllaznia ka mësuar ditën e sotme kundërshtarin për raundin e parë eliminator në UEFA Women’s Champions League. Vajzat kuqeblu do të përballen me fituesin e çiftit Ferencvárosi TC (HUN) – KKS Czarni Sosnoëiec (POL), e cila luhet më datën 18 gusht 2021, ndërsa më 21 gusht Vllaznia do të presë në “Loro Boricci” ekipin që do të jetë kualifikuar në këtë ndeshje.
Nëse arrin të kalojë raundin e parë, kampionia e Shqipërisë do të duhet të luajë shanset në raundin e dytë të Women’s Champions League, ku çiftet do të përcaktohen sërish me short, ndërsa sfidat e para do të luhen më 31 gusht/1 shtator dhe ato të kthimit më 8/9 shtator. Dhe nëse Vllaznia do të kalojë raundin e dytë do të kualifikohet për në fazën e grupeve të Champions, çka do të përbënte një sukses të madh për kampionen e Shqipërisë dhe për futbollin e femrave.



