
Nuk kanë fund problemet për portierin gjerman Manuel Neuer. Sikur të mos mjaftonte eliminimi nga Botërori, tashmë portieri duhet të përballet me një dëmtim të rëndë.
36-vjeccari ka bërë të ditur se ka thyer këmbën, gjatë pushimeve të tij, pasi ishte duke bërë ski.
Sezoni për Neuer është mbyllur, teksa për tu rikuperuar do i duhen rreth 6 muaj. Këtë e ka konfirmuar edhe vetë lojtari.
Çfarë mund të them, fundviti mund të kishte shkuar më mirë... Teksa po përpiqesha të pastroja kokën gjatë skive, theva këmbën.
Operacioni i djeshëm shkoi shumë mirë. Shumë faleminderit ekipit mjekësor! Megjithatë, më dhemb sepse e di se sezoni aktual ka përfunduar për mua.



