Kosova humbet shpresat për Euro 2020

Kosova humbet shpresat për Euro 2020

Zhvillohet në stadiumin “Dossan Arena” të Plzenit të Çekisë ndeshja Çeki-Kosovë, pjesa e parë e së cilës është mbyllur barazim pa asnjë rezultat. Ndeshja ka vazhduar në rezultatin 0-0 gjer në minutën e 50-të kur lojtari Atdhe Nuhiu ka shënuar golin e parë për kombëtaren e Kosovës, duke e çuar ekipin në avantazh.

Në vijim ky rezultat është barazuar në minutën '71 nga Çekia, për të cilën shënoi gol Alex Kral. Barazimi kaloi në avantazh nga një gol tjetër i të njëjtit lojtar në minutën e 79-të.

Ndërkohë që në ndeshje janë dhënë 5 kartona të verdhë gjithsej për të dyja skuadrat, tifozët e Kosovës humbasin shpresat, pasi kjo ndeshje është vendimtare për skuadrën për kualifikimin në Euro 2020.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy