
Ecuria shumë e mirë e Arsenalit në Premier League në këtë fillim sezoni sigurisht është falë trainerit Mikel Arteta dhe lojtarëve në përbërje.
Shumë prej tyre kanë filluar të spikasin dhe drejtuesit e ‘’ Topchinjve ‘’ po e analizojnë seriozisht vijimësinë në ‘’ Emirates ‘’.
Në listë është edhe Bukayo Saka, nxënës shembullor i Mikel Artetas i cili sipas ‘ The Athletic ‘ ka rinovuar kontratën deri në 2031-shin.
24 vjeçarit i mbetet edhe shumë për të treguar, i cili i ka qëndruar besnik londinezëve gjatë karrierës dhe momentalisht është golashënuesi më i mirë, bashkë me Viktor Gyokeres dhe Leandro Trossard me nga 7 gola.
Sigurisht Arsenali pretendon të rikthehet përsëri në majën e kampionatit anglez dhe ta fitojë titullin, i cili mungon që prej 2004-tës.
Nderkohë, referuar performancës në Champions League duhet theksuar se historia vijon me të njëjtin ritëm duke qenë se Arsenali kryeson në renditje, me 6 fitore në 6 sfidat e zhvilluara.
Me këto arritje reflektohet puna e palodhur e strategut spanjoll dhe lojtarëve dhe në rastin konkret duhet thënë se Bukayo Saka numëron 290 sfida dhe 154 gola, një Fa Cup dhe dy Community Shield.



