
Largimi i Mohamed Salah nga Liverpooli dihet se do të lërë një boshllëk në metrat e fundit.
Egjiptiani do ti japë fund eksperiencës me ‘’ Të Kuqtë ‘’ në fundin e sezonit aktual i cili tashmë mund të konsiderohet një legjendë.
Mirëpo drejtuesit e anglezëve kanë vepruar me shpejtësi dhe tashmë e kanë gjetur zëvëndësuesin.
Yan Diomande është lojtari që më shumë e ka bindur trainerin Arne Slot i cili po lë gjurmë në Bundesligë me Leipzigun.
Me vetëm 19 vite mbi supe golashënuesi nga Bregu i Fildishtë ka ditur të bëjë diferencën, i konsideruar nga ekspertët si një ndër më premtuesit në Europë.
Presidenti Tom Werner ka përgatitur çekun prej 100 milionë eurosh për yllin afrikan duke qenë se ai i gjermanëve Johann Plenge është i ndëgjegjshëm për vlerat e tij.
Bëhet me dije se është arritur një paraakord ndërmjet paleve dhe pritet që shumë shpejt, konkretisht gjatë merkatos së verës Yan Diomande të zbarkojë në të famshmin ‘’ Anfield Road ‘’.
Por, s'duhet mënjanuar as reagimi i presidencës së Leipzigut e cila natyrisht do ta thotë fjalën e fundit edhe pse sipas gjasave e ardhmja e ishi-t të Leganes do të jetë në Premier League.



