Napoli, ofensivë për Ounahi

Napoli, ofensivë për Ounahi

 Botërori i Katarit rezultoi një shpresë e madhe për shumë lojtarë në lidhje me të ardhmen .

Gjatë merkatos se dimrit priten shumë transferime dhe kryesuesi i Serisë A deri në këto momente Napoli ka filluar tratativat për të firmosur me Azzedine Ounahi .

Sipas Fabrizio Romanos ‘’ Il Partenopei ‘’ po mendojnë formulën për bindjen e 22 vjeçarit , i cili në lidhje me këtë interes është shprehur :

“  Do të zgjedh skuadrën e re duke iu referuar projektit më bindës ‘’, theksoi marokeni. Megjithatë , drejtuesit e Angers tanimë e kanë të qartë se e ardhmja e ishi-t të modestëve të Avranches do të jetë në një tjetër ekip, largimi i të cilit do të mbushte arkat e modestëve të Ligue 1.

Edhe Barcelona me Atletico Madridin prej kohësh po mundohen ta arrijnë këtë objektiv por si duket italianët janë më të avantazhuar për të marrë shërbimet e afrikanit.

Vlera e këtij operacioni mendohet të arrijë 20 milionë eurot , ashtu siç është raportuar nga Gianluca Di Marizio, për të cilën Angersi duket se është dakord.

Pavarësisht se është akoma herët , të besuarit e Luciano Spallettit janë përfaqësuar denjësisht në kampionat dhe në Champions League , kompeticion ku do të masin forcat me Frankfurtin në fazën me eleminim direkt.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy