Marrëveshja drejt finalizimit, Hakimi do vazhdojë karrierën në Francë

Marrëveshja drejt finalizimit, Hakimi do vazhdojë karrierën në Francë

Achraf Hakimi do të largohet nga Interi në këtë merkato. Zikaltërit janë në situatë të vështirë ekonomike dhe për këtë arsye kanë vendosur të sakrifikojnë një nga yjet e skuadrës.

Mbrojtësi maroken pritet të vazhdojë karrierën në Francë, te skuadra e Paris Saint-German. Këta të fundit e ndjekin prej kohësh lojtarin dhe kanë vendosur të bëjnë lëvizjen e fundit për ta marrë në skuadër.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, francezët kanë bërë një ofertë prej 70 milionë eurosh, e cila duket se ka kënaqur drejtuesit e Interit. Këta të fundit janë gati të pranojnë ofertën dhe në orët e ardhshme pritet të bëhet edhe lëvizja e fundit, ku do të vijë edhe zyrtarizimi, nëse gjithçka shkon sipas planit. PSG ka fituar kështu garën me Chelsea, që gjithashtu kishte shfaqur interes për të marrë mbrojtësin Hakimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy