
Te Milani kanë filluar të mendojnë që tani, për lëvizjet që do të bëjnë në merkato. Drejtori kuqezi, Paolo Maldini, po punon për të gjetur një sulmues, që do të pasojë Ibrahimovic, i cili në fund të sezonit me shumë mundësi do të tërhiqet nga futbolli.
Sipas asaj që raporton gazetari i njohur pranë klubit kuqezi, Carlo Pellegati, Armando Broja, shihet si alternativa e duhur për sulmin e Milanit dhe është në listën e Maldinit.
Sulmuesi i Shqipërisë, shihet si një investim për të tashmen, por edhe për të ardhmen dhe për këtë arsye, Maldini do të provojë ta transferojë te Milani.
Italianët po përgatisin ofertën për Chelsea, për të bindur këta të fundit të heqin dorë nga shërbimet e Brojës.



