Salah në mëdyshje për të ardhmen

Salah në mëdyshje për të ardhmen

Sulmuesi Mohamed Salah vijon ta stërzgjasë rinovimin me Liverpoolin dhe ky fakt ka prodhuar dyshime për qëndrimin në ‘’ Anfield Road ‘’.

Egjiptiani e ka rritur shumë nivelin tek ‘’ The Redsat ‘’  në çdo sezon dhe duke marrë parasysh këtë situatë, e ka konsideruar jo të mjaftueshme ofertën e anglezëve  dhe sipas ‘ The Athletic ‘  ka bërë kërkesë për të përfituar po aq sa mesfushori i Manchester City-t Kevin De Bruyne.

Peticioni i sulmuesit nuk është aprovuar nga Liverpooli dhe afrikani ka deklaruar se nuk e ka problem ndërrimin e destinacionit pavarësisht se kontrata skadon në 30 qershorin e 2023-shit.  

29 vjeçari beson se meriton 20 milionë euro në sezon duke iu referuar rendimentit në vitet  e fundit por duke qenë se nuk ka marrë përgjigjen e dëshiruar, ndoshta do ti ndërpresë marrëdhëniet shumë shpejt me këtë klub pavarësisht se gjatë katër viteve është konsideruar ndër më të mirët e Jurgen Kloppit në vijën sulmuese.  

Tridenti i formuar me Firminon dhe Manen e ka ndihmuar ishi-n e Bazelit për tu shëndërruar në të papërballueshëm dhe sezonin e finalizoi me  31 gola dhe 16 asiste në 51 sfida .

Për një bomber të tillë sigurisht ofertat nuk do të mungojnë dhe nëse Liverpooli do të vijojë me refuzimet , fatkeqësisht do të humbasë një ndër më të mirët e aktualitetit.

Anglezët e treguan edhe një herë në finalen e Champions Leagues se diçka nuk shkon kur përballen me Real Madridin pasi u mposhtën për të dytën herë në pak vite por qëllimet e drejtuesve lidhen me qëndrimin e yjeve për të mos e prishur harmoninë brenda grupit pavarësisht se sezoni nuk u finalizua me sukses.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy