
Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp ka folur para mediave, në prag të sfidës ndaj Milanit në Champions League. Tekniku gjerman e pranoi se në sfidën e nesërme do të bëjë rotacion në formacion. Klopp tha gjithashtu se mezi e pret momentin për të luajtur në “San Siro”, pasi për të është hera e parë.
“Mezi po pres momentin që skuadra ime të luajë në San Siro, është hera e parë për mua aty. A do të luajë Salah? Nuk mund t’i zëvendësoj të gjithë, sepse në fushë duhet të zbresim 11 lojtarë.
E sigurt është që do bëj rotacion, por në fushë do të hedh një 11-she konkurruese. Në Champions janë edhe 5 zëvendësime, nuk mund të harrohet ky fakt. Gjithsesi duam ta mbyllim grupin me një paraqitje pozitive”, deklaroi Jurgen Klopp.



