
Drejtuesit e Barcelonës kanë hedhur një hap shumë të rëndësishëm në lidhje me të ardhmen.
Prioriteti i tyre është përforcimi i çdo reparti gjatë merkatos së verës , në veçanti atë të prapavijës.
Një ndër të preferuarit e teknikut Hansi Flick vijon të jetë Jonathan Tah, një referent tek Bayer Leverkuseni.
Gjermani së fundmi ka refuzuar disa oferta nga ekipe me emër, pretendimi i të cilit si duket është transferimi në ‘’ Camp Nou ‘’.
29 vjeçari e ka eksperiencën e duhur për t’iu bashkuar ‘’ Blaugranëve ‘’, një lojtar me shumë kualitet, i cili e ka dëshmuar tek fituesit në fuqi të Bundesligës dhe nënkampionët e Europa Leagues.

Traineri Hansi Flick e njeh shumë mirë pasi e kishte nën urdhërat e tij në të shkuarën tek Gjermania dhe është i ndërgjegjshëm për potencialin e bashkombasit.
Sipas ‘ Mundodeportivos ‘, e dëshiron medoemos të bëhet pjesë e katalanasve, kontrata e të cilit me Bayer Leverkusenin përfundon në 30 qershor.
Një fakt domethënës është se gjithmonë Jonathan Tah e ka shprehur admirimin për Barcelonën, i cili ndoshta shumë shpejt do të provojë veten tek një ndër klubet që bëri ligjin në të shkuarën në çdo kompeticion.
Pas dhjetë sezoneve në ‘’ BayArena ‘’ Jonathan Tah mund të provojë veten në La Liga, tek një ndër ekipet më të rëndësishëm.



