
Ndryshimi i menjëhershëm i Arthur Melos tek Fiorentina tashmë ia ka mbyllur gojën kritikëve, lojtar i cili është shëndërruar në një element të domosdoshëm për trainerin Vincenzo Italiano. Me transferimin tek ‘’ Vjollcët ‘’, 27 vjeçari kishte detyrën ta zëvëndësojë siç duhet marokenin Sofyan Amrabat dhe deri më tani ia ka arritur qëllimit. Tanimë, sipas italianes ‘ Il Corriere dello Sport ‘ , drejtuesit e Juventusit po e vëzhgojnë me vëmëndje ecurinë e brazilianit , të cilët kanë filluar të shqyrtojnë mundësinë e rikthimit në ‘’ Allianz Stadium ‘’. Deri më tani me skuadrën nga Firence , ishi i Gremios numëron 8 sfida të zhvilluara dhe në 6 prej tyre është aktivizuar si titullar, statistikë e shoqëruar me 522 minuta lojë. Kontrata e Arthur Melos me torinezët skadon në 30 qershorin e 2026-tës, drejtuesit e të cilëve shpresojnë të vijojë kështu , për të përfituar në një të ardhme të afërt nga shitja e mesfushorit të lindur në Goiania.



